Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë

Shqipëria

Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:11
Kolonjë

Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës. Gjatë një bashkebisedimi me banorët, dy ministrat Blendi Klosi dhe Belinda Balluku u ndalën tek problemet që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre për zonën në fjalë.

“Njerëzit kanë firmosur mbase pa ditur se për çfarë diskutohej, mbase të mosdakordësuar siç duhet, por po ju them që ky rasti i sotëm, dhe ne prandaj jemi të dy ministrat këtu dhe deputeti për ta bërë këtë gjë jo vetëm për ju këtu. Se ky vendim tani është marrë nga Ministria e Energjitikës, por për ta bërë për të gjithë Shqipërinë. Dhe njerëzit nuk kanë pse firmosin në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe që duhet të kuptojnë që tani janë gjërat shumë të rëndësishme, janë gjëra që kanë të bëjnë me jetën e fshatit, me jetën e krahinës”, tha ministri Klosi.

“Ky HEC nuk do të ndërtohet. Procedura është pezulluar për të mos u hapur më. Është e anuluar. Kjo procedurë nuk qëndron më pasi ka rënë ndesh me kërkesat e komunitetit. Sigurisht uji është shumë i rëndësishëm për fshatin tuaj dhe fshati juaj bën pjesë në një zonë e cila përveç disa elementëve të zonave të mbrojtura që ka po bëhet pjesë e 100 fshatrave”, u shpreh ministrja Balluku.

Ministria e Energjitikës ka anuluar disa HEC-e dhe ka futur në skanim të gjitha kontratat për ndërtimin e tyre në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat