Moti i ngrohtë i këtyre ditëve pason fundjavë të freskët dhe me shira - Bota Sot
Moti i ngrohtë i këtyre ditëve pason fundjavë të freskët dhe me shira

Shqipëria

Moti i ngrohtë i këtyre ditëve pason fundjavë të freskët dhe me shira

Më: 26 prill 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin këtë javë do t‘i kemi prezente deri të shtunën.

Fundjava do të sjellë ulje me disa gradë të tempraturave ndërhkohë që meteorologët këshillojnë mbajtjen e rrobave të dimrit në garderobë edhe për ditët e para të majit, kur temeperaturat do të bien deri në 10 gradë.

Meteorologia Rezarta Xhakollari thotë se gjatë këtyre ditëve të ngrohta temperaturat do jenë mbi 31 gradë celsius në Tiranë ndërsa në Elbasan do shkojnë deri në 35 gradë.

Xhupat do ti riveshim sërish në fillim të Majit, pasi temeperaturat do të ulen deri në 10-15 gradë dhe moti do të alternohet edhe me reshje të lehta në disa vende.

Nga luhatjet e ndjeshme të temperaturave duhet të bërë kujdes me shëndetin pasi kjo është periudha me delikate e për infeksione të rrugëve të sipërme të frymarrjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...