“Meta”, Kryemadhi-Ramës: Më mirë burrë e grua, se me tjetrin dashnor!

Shqipëria

“Meta”, Kryemadhi-Ramës: Më mirë burrë e grua, se me tjetrin dashnor!

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:20
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke ironizuar batutat e kryeministrit Edi Rama për “doktoreshë” apo “fallxhore”, ka deklaruar në emisionin “Open”: “Doktoresha i tha mos pi mall bëj palestër dhe pastaj kaloi te fallxhorja… Sa më shumë rri, aq më shumë i nxihet fytyra. Unë po ia lexoj fallin pa para”.

Ajo tha se LSI është parti më e mirë se Partia Socialiste. “Ne jemi mëkatarë, por jemi më të mirë se PS, ne nuk jemi si Rama që përdhunon shqiptarët politikisht, vjedh e deformon votën”.

Kryemadhi tha se LSI-ja bëri shumë mirë që arriti marrëveshjen me Berishën në 2009-ën për të drejtuar qeverinë.

“Kur ti ikje pa viza, iu drejtua ajo gazetarit, -shqiptarët rrinin si qen në radhë për viza, ndaj bëmë shumë mirë që bëmë marrëveshje me Berishën në 2009 dhe bëmë shumë keq që bëmë marrëveshje me Ramën në 2013”.

Kryemadhi shtoi pastaj se në Partia Socialiste ka konflikt interesi me procesin e Vettingut dhe të reformës në drejtësi, pasi në krye të këshillave gjyqësorë të këtij procesi po emërohen familjarë të deputetëve socialistë. “Burri Ermonela Felajt po, kunati i Mimi Kodhelit (kreu i KLP)…”.

Por kur gazetari Carlo Bollino i kujtoi se ajo ndodhet vetë në konflikt interesi, pasi Presidenti Meta është bashkëshorti i saj, Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë: “Unë kam burrë Metën, por kam qenë në treg politik, nuk është konflikt interesi. Por po iku Ilir Meta do jetë hall i madh, s’do e zërë gjumi Ramën… Është më mirë të jesh burrë e grua se ta kesh tjetrin dashnor… Me që Rama më quan fallxhore, i them që në 30 qershor nuk do jetë më, ajo që ia ka parë filxhanin i ka thënë se është një femër që po ia nxin jetën”, shtoi kryetarja e LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat