“Na çau dërrasat”, Vasili bën deklaratën e fortë për Ramën

Shqipëria

“Na çau dërrasat”, Vasili bën deklaratën e fortë për Ramën

Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:24
Petrit Vasili

“Si gënjeu pacipësisht Kryeministri për aeroportin e Vlorës!!! Fare shkurt miq!!! Edi Rama mashtrimin propagandistik ose parimin ‘llafe llafe dhe luga bosh’ është e vetmja gjë që di të bëjë”.

Kështu shkruan ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili thotë se Edi Rama vetëm kur gënjen ndihet mirë.

Ai përmend fjalët e Kryeministrit, në mënyrë që sipas tij provohet gënjeshtra “prej sharlatani”.

Sipas tij, në 17 janar 2018 Rama me gojën plotë tha: “Kemi kërkesën zyrtare për aeroportin kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit. Shqipëria që duam”.

Po ashtu shton se në 10 nëntor 2018 Rama deklaroi sërish, “Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.”

Vasili thotë se “Ky që do hapte kantierin në qershor tani s’di më hiçgjë se kur do ndodhë. Dhe na çau dërrasat me 100 media live, që japin pa u lodhur ERTV me gënjeshtrat e tij për ndonjë kockë, që ju flak ky në prehër”.

Ai deklaron se një Kryeministër normal nuk do të gënjente dot kaq shumë pasi siç tha ai, në rastin më të mirë do të ishte, që e tallnin vartësit, “se është pykë e nuk kupton dhe në rastin më të keq do të ishte një budalla i kapur, që bëhet qesharak nga halli”.

Vasili e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se kush e beson më “këtë soj njeriu” thjesht përbuz veten sepse mashtrues të të tillë Shqipëria as ka parë dhe as do të shohë më kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat