Grabitja në Rinas, Leshaj paralajmëron: Do ketë arrestime të reja

Shqipëria

Grabitja në Rinas, Leshaj paralajmëron: Do ketë arrestime të reja

Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:33
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas.

Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se çështja ka ecur shumë por nuk mund të zbulonte detaje.

Sandër Leshaj: "Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë."

Leshaj, i cili ndodhet në Kukës në kuadër të nismës 'Ministri një ditë në qark', analizoi edhe protestën e opozitës, duke e konsideruar bllokimin e rrugëve degradim politik.

Sandër Leshaj: "Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat