Meta do takojë të vegjlit; Presidenti i përgjigjet thirrjes për tryezë

Shqipëria

Meta do takojë të vegjlit; Presidenti i përgjigjet thirrjes për tryezë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:52
Foto

Pas thirrjes publike që partitë e vogla i bënë Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të thirrur një tryezë për zgjidhjen e krizës politike, ditën e martë në ora 11:00 pritet që kreu i Shtetit të zhvilloje një takim me krerët e PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhe PPA-së.

Ashtu si dy vite më parë edhe këtë herë të vegjlit janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur realizimin e një tryezë pozitë-opozitë për zgjidhje të krizës.

Thirrja e aleatëve të Bashës erdhi pas takimit që patën një ditë më parë me ambasadorin e BE-së Luigji Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat