Nuk dha borxhin e shokut, merret peng pogradecari

Shqipëria

Nuk dha borxhin e shokut, merret peng pogradecari

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustruese

Arrestohet në Pogradec një shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në pranga ka rënë shtetasi A.T, 47 vjeç, lindur në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë sepse dyshohet se ky shtetas i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetasit maqedonas D.S, pasi kishte dalë garant për marrjen e një sasie lekësh që shtetasi D.S, ia kishte marrë borxh një shtetasi tjetër, mik me shtetasin A.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat