Mungesa e bashkëpunimit nga bashkia Shkodër ka djegur shumë projekte për qytetin

Shqipëria

Mungesa e bashkëpunimit nga bashkia Shkodër ka djegur shumë projekte për qytetin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:18
Prefekti i qarkut të Shkodrës, Valdrin Pjetri

Mungesa e bashkëpunimit nga ana e bashkisë Shkodër ka bërë që një sërë projektesh të financuara nga qeverisja qendrore të mos realizohen në këtë qytet.

Prefekti i qarkut të Shkodrës, Valdrin Pjetri gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët shkodranë në ciklin e takimeve “Bashkia që Duam”, theksoi se krerët e bashkive ndër vite nuk kanë bërë siç duhet punën e tyre në këtë zonë.

“Sot ne shkodranët kur ulemi nëpër tavolina themi që Shkodra ka qenë e bukur, Shkodra ka pasur futbolli, artin, kulturën etj. Po sot, ku jemi? Neve sot kemi mbetur duke kujtuar vetëm të kaluarën e Shkodrës, pasi ka 30 vite që shërbëtorët e qytetit nuk e bëjnë punën siç duhet. Nga ky moment që ne jemi këtu, në cilësinë e Prefektit të Qarkut Shkodër duke u marrë me punën e përditshme, me institucionet vendore dhe me institucionet e bashkisë, unë vë re se shumë projekte të Qeverisë shqiptare kanë mbetur në rrugë për gjëra tepër të vogla dhe burokratike, kjo është një fatkeqësi. Nga kjo mungesë e bashkëpunimit, nga kjo mungesë e mbrojtjes së projektit në qeverisjen qendrore, shumë projekte nuk janë realizuar në Shkodër. Kështu kemi një rrugë më pak, një urë më pak një aktivitet më pak, dhe çfarë është më e rëndësishmja, më pak shpresë për të nesërmen. Bashkojuni nismës tonë për “Bashkinë që Duam”, në mënyrë që të kemi më pak emigrim në të ardhmen dhe më shumë kthime në vend”, – theksoi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat