Bashkia Librazhd: Parku i qytetit, hapësirë rekreative e munguar

Shqipëria

Bashkia Librazhd: Parku i qytetit, hapësirë rekreative e munguar

Më: 26 prill 2019 Në ora: 20:54
Librazhd

Parku i qytetit të Librazhdit dita-ditës po merr formë, një hapësirë rekreative që nuk e ka patur kurrë më parë. Ndërkohë që punimet për ndërtimin e infrastukturës së nevojshme dhe mbjelljes së qindra drurëve vazhdojnë.

Ditën e djeshme, ambasadori austriak në Shqipëri Johann Sattler, drejtoresha e Agjencisë se Zhvillimit Austriak, Ungersboeck, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shqipëri, Arben Malaj si dhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit përuruan këndin sportiv të këtij parku. Një investim i kryer në bashkëpunim me qeveritë austriake dhe zvicerane nëpërmjet Fondacionit “Programi i Zhvillimit Rajonal Shqipëri”. Me anë të këtij fondi u ndërtua Hapësira Sportive e cila tashmë është në shërbim të gjithë grupmoshave që duan të shfrytëzojnë fushat e minikalçetos ose basketbollit e volejbollit.

Kjo hapësirë sportive i shtohet qytetit të Librazhdit për të rritur jetesën aktive të të rinjve e sidomos të fëmijëve.
Shumë shpejt do fillojë dhe faza e dytë me financim total të bashkise, atë të mbjelljes së pemëve dekorative dhe trajtimit të hapësirave të tjera, duke e kthyer atë vend, deri dje vendgrumbullim inertesh, në hapësirën më të bukur të qytetit. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat