“Po ra Luli, të jesh ti”, Rama: Patozin e futi Berisha

Shqipëria

“Po ra Luli, të jesh ti”, Rama: Patozin e futi Berisha

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:41
Edi Rama

Nga Elbasani ku ishte i pranishëm ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar partinë më të re, Bindja Demokratike.

Ai tha se Astrit Patozin, e shtyu ish-Kryeministri Sali Berisha që të krijojë partinë.

“Ka dalë edhe partia më e re e Saliut. Futu ti i tha Patozit, të jemi 50% me 50% në rast se bie Luli nga pema”, tha Rama.

Ai deklaroi se Partia Socialiste nuk është “parti rrugore” dhe se në 30 qershor do të marrë përsipër të vazhdojë më tutje rrugën për Elbasan dhe gjithë baskitë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat