Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, ndërhyn FNSH

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, ndërhyn FNSH

Më: 27 prill 2019 Në ora: 13:09
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Velipojë, në fshatin Luarz.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por mësohet se nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Dyshimet flasin për shkëmbim zjarri, ndërkohë që në zonë janë gjetur disa gëzhoja automatiku.

Nuk përjashtohet mundësia e përplasjes mes bandave, ndërkohë që Shkodra është një prej qarqeve më të prekura nga krimi.

Policia por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat