Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza

Shqipëria

Bashkia investim në Laprakë, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza

Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:08
Foto

Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore në zonën e Laprakës,  duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”.

Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve.

Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagjet e tyre të banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat