Negociatat "në dorë" të Gjermanisë, Andoni: Nëse Rama bind Merkel, influencon te Franca dhe Holanda

Shqipëria

Negociatat "në dorë" të Gjermanisë, Andoni: Nëse Rama bind Merkel, influencon te Franca dhe Holanda

Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:11
Edi Rama, Angela Merkel

Teksa Samiti i Berlinit shihet si një mundësi e fundit për bindur Francën para vendimit të qershorit për hapjen e negociatave, analisti Bend Andoni thotë se Shqipëria duhet të fokusohet te Gjermania.

I ftuar në RTV Ora, Andoni thotë se nëse Rama arrin të bindë Merkel, Gjermania influencon te vendet e tjera.

Andoni: Franca njësoj si Holanda është skeptike. Problemi më i madh është besueshmëria e Gjermanisë. Gjermania pas asaj dukje shumë të afërt me ne, në momentin që Gjermania vendos që të jetë pro hapjes së negociatave do të influencojë. Ky është hapi më i madh për Ramën dhe enturazhin e tij që të bëjë zonjën Merkel të bindet dhe të ketë ato indikacionet që janë marrë nga Komisioni që  hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë  Veriut  ndihmon shumë dhe mosdestabilizimin e rajonit.

Andoni beson se institucionet shqiptare janë të përgatitura të tregojnë ecurinë e procesit.

Andoni: Shqipërisë angazhimi më i madh i duhet të ndihmojë Kosovën dhe të tregiojë se është e aftë të implementojë reforma dhe të marrë përsipër barra.

Lidhur me kërkesën e parlamentit holandez për kthimin e vizave, analisti shprehet: "Besoj është frymë por derisa nuk kemi indikacione që mund ta ndjekë një vend tjetër mund të themi se është një rast sporadik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat