Makina del nga rruga, 2 të vdekur dhe 2 të lënduar

Shqipëria

Makina del nga rruga, 2 të vdekur dhe 2 të lënduar

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi  i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat