Pashka në Korçë, besimtarët mbushin sheshin para Katedrales

Shqipëria

Pashka në Korçë, besimtarët mbushin sheshin para Katedrales

Më: 28 prill 2019 Në ora: 11:28
Korçë

Kremtimi i Pashkës ortodokse në Korçë ka mbledhur mijëra besimtarë në shesh, para kishës katedrale.

Besimtarët kanë pritur në mesnatë ringjalljen e Krishtit, pasi kanë ndjekur ceremoninë fetare të rastit, të drejtuar nga mitropoliti, imzot Joani, dhe kleri ortodoks.

Së bashku me urimin, besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë apo dritën e hyjit, që simbolizon mbarësinë për çdo familje, shoqëruar edhe me trokitjen e vezëve të kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat