48 vjeçari merr përpara me makinë të riun shqiptar, shtrohet rëndë në spital

Shqipëria

48 vjeçari merr përpara me makinë të riun shqiptar, shtrohet rëndë në spital

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, pranë aksit rrugor Maminas- Gjiri i Lalzit.

Një 48 vjeçari ka aksidentuar me makinën e tij një të ri të moshës 23 vjeçare, i identifikuar nga policia me inicialet M.Ll.

Njoftimi i policisë:

Manëz

Informacion Paraprak

Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 , në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”,  shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij  ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat