Dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e vëllezërve Bilali nën masa të forta sigurie në gjykatë

Shqipëria

Dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e vëllezërve Bilali nën masa të forta sigurie në gjykatë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:03
Foto

Arsen Stojku dhe Mislim Rama, dy të rinjtë e dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Ata u sollën në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër nën masa të rrepta policie.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë do të nisë në orën 10.

Të rinjtë u arrestuan tre ditë më parë. Në kërkim janë dhe dy persona, njëri prej tyre si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Krimi që tronditi mbarë kryeqendrën e Veriut ndodhi më 30 mars 2019 në oborrin e banesës së dy vëllezërve teksa këta të fundit po rregullonin portën e jashtme të oborrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat