Vrasja e kushërinjve në Laç, policia sqaron motivin

Shqipëria

Vrasja e kushërinjve në Laç, policia sqaron motivin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:27
Ilustrim

Policia e Lezhës jep detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy kushërinjve të parë  në Laç. Sipas të dhënave, thuhet se në krim janë përfshirë tre persona, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Motivi i vrasjes ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes 5 personave dhe për zbardhjen e rrethanave të krimit, policia shoqëroi 23 persona në cilësinë e dëshmitarit, apo që kanë dijeni për vrasjet.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas  të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Menjëherë sa është marrë njoftimi, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kurbinit si dhe grupi hetimor. Në vijim janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët që lidhen me qytetin e Laçit si dhe disa pika kontrolli në akset kryesore rrugore, Milot -Lezhë, Milot -Kurbin -Tiranë.

Me mbështetjen e FNSH, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, si dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, 23 persona  të cilët u pyetën në lidhje me ngjarjen.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autorët e dyshuar të vrasjes janë shtetasit: M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të tre lindur e banues në Kurbin.

Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet iu referuan Prokurorisë Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet në njoftimin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat