Manastiriu marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë: Investime në spitale, hapësirat për mësimdhënie

Shqipëria

Manastiriu marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë: Investime në spitale, hapësirat për mësimdhënie

Më: 29 prill 2019 Në ora: 11:38
Foto

Pas konsultimeve të vazhdueshme me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, dekanët e tre fakulteteve nënshkruan marrëveshjen për angazhimin konkret të institucioneve për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, punësimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në kërkimin shkencor.

“Investimet në spitale do të kenë kritere të forta, që të krijojnë hapësira për mësimdhënien”, tha ministrja Manastriliu në fjalën e saj pas nënshkrimit të marrëveshjes. Duke theksuar se marrëveshja nuk është e shkruar në gur dhe mund të jetë subjekt i ndryshimeve nëse do të ketë nevojë për përmirësime, Manastirliu u shpreh se të gjitha të dhënat që ka Ministria do të vendosen në dispozicion të Universitetit të Mjekësisë për kërkimet shkencore që universiteti do të bëjë, njëkohësisht duke rishikuar buxhetin për të mbështetur projekte të ndryshme sipas nevojave të universitetit.

“Studentët do të jenë pjesë aktive e kërkimit shkencor, duke u përfshirë në projektet e institucioneve tona si ndihmës në kërkimin shkencor për hartimin e raporteve të treguesve shëndetësorë”, tha Manastirliu.

Duke theksuar mbështetjen për studentët ekselentë, Manastirliu tha se çdo student ekselent futet në procedurat e konkurimit për t’u punësuar me 10 pikë bonus, ndërsa administrata i ka dyert e hapura për ta në çdo pozicion. Marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë do të monitorohet nga vetë studentët, që do e ndjekin në mënyrë periodike zbatimin e saj dhe do të vendosin në një plan veprimi specifik, me data dhe veprime konkrete.

Marrëveshja vjen në kuadër të Paktit për Universitetin i shpallur nga Kryeministri Edi Rama dhe përcakton rolin e të gjitha ministrive për realizim e kërkesave të studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat