Kanosi dhe kërcënoi për vdekje italianin, arrestohet i riu shqiptar

Shqipëria

Kanosi dhe kërcënoi për vdekje italianin, arrestohet i riu shqiptar

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policiasë italiane, nën akuzën e lëndimeve personale dhe kërcënimeve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari emri i të cilit nuk është bërë i ditur për motive të dobëta sulmoi një italian, duke e goditur me shuplaka, duke i shkaktuar disa plagë, ndërsa e ka kërcënuar edhe me vdekje.

23-vjeçari kishte marrë më parë masën “arrest shtëpie”, pas akuzës për grabitje.

Hetimet për të riun u kryen nga policia e stacionit të Ponte dell'Olio  dhe e çuan autoritetin gjyqësor të Bolonjës për të çuar në paraburgim shqiptarin.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat