Takimi Rama-Merkel, Spiropali: Kancelarja njohuri dhe qartësi të plotë për situatën në Shqipëri dhe rajon

Shqipëria

Takimi Rama-Merkel, Spiropali: Kancelarja njohuri dhe qartësi të plotë për situatën në Shqipëri dhe rajon

Më: 29 prill 2019 Në ora: 18:10
Pamje nga takimi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ke reaguar pas takimit të kryeministrit Rama me kancelaren Merkel.

Takimi në Berlin u zhvillua në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor.

 “Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon”, shprehet Spiropali. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat