Gruaja që u gjet e pajetë në Memaliaj u vra nga burri, arrestohet

Shqipëria

Gruaja që u gjet e pajetë në Memaliaj u vra nga burri, arrestohet

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:52
Ilustrim

Gruaja 53-vjeçare në Memaliaj që u raportua se ishte gjetur pa jetë në banesën e saj nga familjarët është vrarë nga bashkëshorti.

Policia ka vënë në pranga Skënder Hoxhën.

63-vjeçari mësohet se ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar para policisë se e kishte vrarë ai gruan e tij Antoneta Hoxha.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Vagalat, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.  

Në trupin e viktimës u konstatuan dëmtime në kokë dhe në krah.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat