Balla këmbëngul: Zgjedhjet më 30 qershor do mbahen i kujton burgun opozitës

Shqipëria

Balla këmbëngul: Zgjedhjet më 30 qershor do mbahen i kujton burgun opozitës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:08
Taulant Balla

Sekretari i  Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe i kujtoi opozitës vitet e burgut që parashikohen në rast se bllokohet procesi zgjedhor.

"Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet e lira demokratike. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo të përdorë Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta."

Balla iu shmang pyetjeve për një takim me presidentin Meta dhe kë do të ketë përballë PS në zgjedhjet e 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat