Aksi nacional Skuraj – Burrel/ S’ka shpresë për riparime, Makashi: “Skemi fonde”

Shqipëria

Aksi nacional Skuraj – Burrel/ S’ka shpresë për riparime, Makashi: “Skemi fonde”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:09
Foto

Nëse jeni mërzitur deri tani me gjendjen e amortizuar të aksit nacional Burrel – Skuraj, duhet të përgatiteni sepse gjendja nuk do të ndryshojë.

Gropat e mëdha në këtë aks do të vazhdojnë të mbeten të tilla edhe për një kohë të pacaktuar. Drejtuesit e mjeteve shprehen se gjendja aktuale është shumë e keqe dhe se është turp për organet kompetente e vetë shtetin ta lërë në një gjendje të tillë.

Kompania e cila ka për mirëmbajtje këtë aks rrugor të marrë që para afro 3 vitesh, nuk ka në plan të ndërhyjë për të bërë riparim të pjesshëm të aksit. Inxhinieri i Projekteve Mirëmbajtëse pranë firmës, Bujar Makashi tha se mirëmbajtja do të vijojë rutinë dhe se nuk ka fond për ndërhyrje tjetër si mbushje të gropave me asfalt. Kjo do të thotë se firma do të vazhdojë me prerjen e ferrave dhe pastrimin e kanaleve anësore.

Vetëm pak ditë më parë Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektoi punimet në aksin Burrel – Klos, por nuk u interesua aspak për pjesën tjetër nga Burreli në drejtim të Skurajve i cili nëse nuk do të ndërhyhet do të ketë fatin e aksit Burrel – Klos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat