Shkodër, AKU aksion për gjuetinë e paligjshme të peshkut

Shqipëria

Shkodër, AKU aksion për gjuetinë e paligjshme të peshkut

Më: 30 prill 2019 Në ora: 22:44
Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka sekuestruar 20 kilogram peshk që po tregtohej në mënyrë të paligjshme.

Aksion i AKU erdhi pas ngritjes së Task Forcës nga prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri pak ditë më parë për të mos lejuar gjuetinë e peshkut në liqenin e Shkodrës dhe tregtimin e tij.

Kjo Task Forcë u ngrit në sezonin kur në liqen nuk lejohet gjuetia për shkak të shumimit të peshkut.

AKU ka sqaruar se peshku i sekuestruar prej 20 kilogram po tregtohej pa dokumentacionin përkatës ndërsa apelon që të gjitha subjektet të plotësojnë kriteret për sigurinë ushqimore ose në të kundërt do të penalizohen. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat