Një tjetër shqiptar humb jetën në burgjet greke, rrihet deri në vdekje

Shqipëria

Një tjetër shqiptar humb jetën në burgjet greke, rrihet deri në vdekje

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:51
Ilustrim

Një djalë i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një burg në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikalasë, pas një sherri mes shqiptarit të moshës 29-vjeçare me disa të burgosur të tjerë.

Bëhet me dije se dy të burgosur rusë e qëlluan me një thikë të përshtatur në ambientet e burgut shqiptarin, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Mësohet se të dyshuarit e qëlluan në kraharor, në brinjë dhe në këmbë, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk arriti që të mbijetojë.

Episodet e vdekjes së shqiptarëve nuk janë të panjohura në burgjet greke, ku më i rëndi është ai i Ilia Karelit, i cili humbi jetën si pasojë e dhunës torturuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat