Vasili: Qeveria bllokoi integrimin, Shqipëria problem edhe për Kosovën

Shqipëria

Vasili: Qeveria bllokoi integrimin, Shqipëria problem edhe për Kosovën

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:56
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon qeverinë për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se në Shqipëri për shkak të qeverisjes së saj të gjithë fenomenet negative janë rënduar siç është krimi, korrupsioni, krimi zgjedhor etj. Nga Berlini, qytetarët shqiptarë sipas Vasilit kanë mësuar se Shqipëria është një nga problemet kryesore edhe për Kosovën.

"Qytetarët mësuan se Shqipëria është një nga problemet kryesore sepse Kosova, vëllezërit tanë në Kosovë nuk mund të ecin përpara në procesin e liberalizmit, jo për shkak të tyre,por për shkak të Shqipërisë, e cila duke u bërë një precedent i rrezikshëm pengon dhe ata në rrugën e integrimit.

Ndaj protestat tona, janë protesta për të ecur përpara në Integrimin Europian të Shqipërisë, janë protesta edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët nuk mund dhe nuk është e ndershëm të dënohen, penalizohen, izolohen sepse qeveria e kapur dhe e korruptuar në Tiranë ua pengon edhe atyre ëndrrën europiane. Faleminderit", tha Vasili.

Vasili ka bërë fajtor kryeministrin Rama, sipas së cilit, ndryshe nga sa thotë, ka për qëllim bllokimin e Integrimit Europian.

"Integrimi europian është prioritet madhor, nuk është pronë e qeverive sikurse do ta trajtojë Edi Rama dhe Rilindja e tij. (…)Pasi qeveria shqiptare, kthimi në prioritet madhor, mobilizimin e të gjithë energjive më pozitive, për pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë, opozitë, mazhoranca, shoqëri civile, njerëz të dijes, njerëz të shkencës, njerëz me ide.

E ka zëvendësuar këtë gjë me disa lobime të errëta dhe të dyshimta me personalitete të huaja, me darka e dreka restorantesh, me negocime të paprincipta dhe me pritmëninë e jashtëzakonshme, se dikush nga diku do na bëjë një dhuratë sepse ne e njohim e kemi mik, e kemi shok dhe hamë e pimë", tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat