Nesër paralizohet qarkullimi, ja rrugët që do bllokohen nga opozita në 12 qarqe

Shqipëria

Nesër paralizohet qarkullimi, ja rrugët që do bllokohen nga opozita në 12 qarqe

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:37
Foto

Ditën e nesërme opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.

Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët. Në një prononcim  për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.

Ja akset që do të bllokohen

Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat