Aida Shtino sqaron pozicionin e saj krah Lulzim Bashës

Shqipëria

Aida Shtino sqaron pozicionin e saj krah Lulzim Bashës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:42
Aida Shtino

Përfaqësuesja e Partisë Republikane, Aida Shtino, është shprehur optimiste për marrëveshjen e re të aleatëve të vegjël me liderin e opozitës Lulzim Basha.

E pyetur për ndonjë skenar të mundshëm si në vitin 2017, Shtino tha gjithçka i përket të shkuarës.

Aleatët e vegjël kanë kërkuar një tryezë për zgjidhjen e krizës politike e thirrur nga Presidenti.

“Ne kemi parashtruar një platformë që duam ta diskutojmë me Presidentin. Kemi kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore ose kujdestare që do të përgatisë situatën për zgjedhjet, bazuar në nenin 86 të Kushtetutës. Kjo qeveri do të kontrollojë dhe rendin e sigurinë gjatë zgjedhjeve, të ketë procedim penal për autorët e shitblerjes së votave, të bëhet testi i drogës për presidentin, kryeministrin dhe deputetët, qeveria do të jetë ajo që do të vendosë ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu pikë e platformës do të jetë dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit”, tha Shtino, në një interviste në emisionin ‘KafeIN’.

Në lidhje me opozitën e re në kuvend, zyrtarja e lartë e PR e ka quajtur false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat