Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka!

Shqipëria

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:54
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e platformës për zgjedhje të lira e të ndershme vijoi me akuzat kundër kryeministrit Rama dhe kabinetit qeverisës.

Basha tha se Rama ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin për të manipuluar zgjedhjet e 2017-s.

“Dialogu për zgjedhjet duhet të përfshijë të gjitha palët politike. Rama është kapur në vjedhjen e shekullit, atë të unazës së re.
Secili prej këtyre skandaleve do mjaftonte që kjo qeveri të kishte rënë. Shkatërrimi i votës së lirë është themeli i shkatërrimit të ekonomisë, si dhe dhe sjelljen e niveleve të larta të papunësisë.

Qeveria dhe Rama janë shkelësit flagrantë të ligjit me qëllim manipulimin e zgjedhjeve.

Prandaj zgjedhje pa opozitën nuk do ketë, zgjdhjet pa opozitën janë farsë. Zgjedhje të lira do ketë vetëm pasi të dënohen hajdutët e 2017-s dhe të largohet Rama.

Largimi i tij i hap rrugën dialogut me PS-në dhe qeverisë tranzitore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat