Korçë, 120 policë për monitorimin e protestës së opozitës

Shqipëria

Korçë, 120 policë për monitorimin e protestës së opozitës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:56
Pamje nga protesta foto arkiv

Rreth 120 forca të policisë së rendit dhe asaj kriminale janë angazhuar për monitorimin e protestës së opozitës në Korçë, e cila pritet të fillojë në orën 18:00.

Të angazhuar edhe efektivë të policisë së qarkullimit.

Partia Demokratike ka njoftuar bllokimin e rrugës në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Çiflig.

Protesta do të mbahet në rang qarku dhe pjesë e saj pritet të jenë simpatizantë, anëtarë, përkrahës të PD dhe LSI si dhe fermerë dhe grupe të tjera interesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat