Korçarët bllokojnë rrugët/ Salianji: Rama do të përballet me ligjin

Shqipëria

Korçarët bllokojnë rrugët/ Salianji: Rama do të përballet me ligjin

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:34
Ervin Salianji

Në një lidhje direkte për Syri.net, ish deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur se, sa më shumë të vonohet qeveria transitore, e kërkuar nga opozita, aq më shumë rriten kostot për kryeministrin Edi Rama.

“Qeveria tranzitore sa më shumë të vonohet do të ketë kosto më të madhe për kryeministrin Rama që do të përballet me forcën e ligjit. Si të gjithë diktatorët e tjetër, jo vetëm për korrupsionin, por edhe për kostot që po i jep Shqipërisë në këto vite”, u shpreh për Syri.net Ervin Salianji.

Salianji bashkë me ish deputetë të tjerë ndodhen në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat