Mosbindja civile në Shkodër/ Noka: Kur të mbahen zgjedhjet lokale, Rama s'do jetë më kryeministër

Shqipëria

Mosbindja civile në Shkodër/ Noka: Kur të mbahen zgjedhjet lokale, Rama s'do jetë më kryeministër

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:45
Flamur Noka

Në një lidhje direkte për Syri.net nga Shkodra, ish ministri i brendshëm Flamur Noka është shprehur se, Edi Rama nuk do të jetë kryeministër kur të mbahen zgjedhjet lokale.

“Opozita po vijon përshkallëzimin e protestave të saj për rrëzimin e kryeministrit Rama. Nga protesta e parë e në vazhdim demokratët dhe mbarë populli i është përgjigjur thirrjes së opozitës. Mbështetja ndaj aksionit është në rritje. Shkodra mbetet dhe do të mbetet një nga bastionet e PD në Shqipëri. Është bllokuar një segment kilometrik me qytetarë”, u shpreh Noka.

Pyetjes së gazetarit Alen Xhelili se, kryeministri pretendon se do e fitojë bashkinë Shkodër, ish-deputeti i PD-së u përgjigj shkurt:

“Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër kur të vijë dita e zgjedhjeve lokale. Se ka përfaqësuar kurrë as Shqipërinë, as Shkodrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat