Rakipi i drejtohet Patozit: Rama do t’ju japë vota edhe ju nga tepsia

Shqipëria

Rakipi i drejtohet Patozit: Rama do t’ju japë vota edhe ju nga tepsia

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:46
Astrit Patozi

 Rakipi tha se mund të ndodhë që Rama t’i japë vota edhe Patozit, për shkak se ka nevojë për një opozitë fallco.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Ju thoni se keni folur brenda partisë, por keni një jetë në PD. Kur Berisha ishte në pushtet ju nuk keni folur kurrë për qeverisjen e tij dhe problemet e rënda në qeverisjen e tij. Në atë kohë ju nuk kishit ndonjë interes për problemet e demokracisë së brendshme në PD?

Patozi: Ju bëni një gabim, ju kërkoni që njeriu të jetë edhe në opozitë edhe në pushtet. Unë atëherë kam qenë pushteti. Mendimet e mija të ndryshme, ia kam thënë edhe Berishës vërejtjet personalisht.

Rakipi: Duket sikur të gjtihë problemet e brendshme në PD kanë ndodhur për shkak të Bashës.

Patozi: Kam thënë se fillimi i humnerës së PD ka qenë 2013. Berisha ishte shkaktari që krijoi një krisje në PD, e cila nuk është mbyllur akoma.

Rakipi: Keni ftaur në parti Jozefina Topallin dhe Arben Imamin?

Patozi: Kur bëhet një parti poltike, nuk është si dasëm, që po nuk thirre hallat i ngel hatrin.

Rakipi: Po motrat, vëllezërit, nëna, babai, këta marrin pjesë në dasëm.

Patozi: Kam biseduar me ta. Nuk më ka thënë askush jo. Është një projekt që sapo ka nisur. Jemi të gjithë të përkohshëm. Deri në 30 qershor, cdo njeri mund të bashkohet. Kjo parti ka lindur nga ata burra dhe gra, kryesisht për ti hëngër kokën Edi Ramës si model, jo si person.

Rakipi: Edi Rama mund t’ju japë vota edhe ju.

Patozi: Pse në 96 morën vota ata?

Rakipi: Po Rama ndan vota, Saliu i donte të gjitha për vete.

Patozi: Të gjithë qeveritë në shqipëri kanë një difekt, jo vetëm marrin atë që ju takon por edhe atë që nuk ju takon.

Rakipi: Ju do të merrni pjesë në zgjdhjet lokale. Keni në dispozicion më pak se dy muaj kohë. Si mund të keni ju kaq fuqi?

Patozi: I vetmi kundërshtar që kemi, është koha. Nuk themi sa të mëdhenj do jemi. Po themi na prisni, të japim rezultat.

Rakipi: Nuk dyshoj në ndershmërinë tuaj, por përballë kemi një njeri, Ramën, që ka nevojë për opozitë fallco. Është gati ti japë edhe vota atij.

Patozi: Ky nuk është halli im dhe as problem im. Unë kam dalë në garë, duke patur parasysh që të gjithë do garojnë.

Në studio pati edhe debat lidhur me pretendimin se disa prej firmave që jan depozituar për partinë e Patozit, janë falsifikuar.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Kjo parti që ke formuar nuk ka marrë vendim të formës së prerë. Kjo është shkelje e rëndë dhe kryetari i KQZ tha se është shkelje ligjore. Përse favorizoheni ju nga pushteti?

Patozi: Nuk ka lidhje, KQZ është institucion i shtetit shqiptar. Ka vendim gjykate. Gjykata është shprehur, debate bëhet për kohën e zbardhjes së vendimit. Ata thonë se shkelje konsiderohet momenti i marrjes së vendimit me zbardhjen e vendimit. Sipas PD, kjo duhet të pëngojë një forcë politike që të mos garojë. Unë i them PD-së, cfarë kuptimi ka PD me mua? Cfarë i duhet PD-së, se cfarë bëj unë? Kjo parti me vullnetin e vet, ka marrë cdo lloj vendimi. Ka vendosur të mos hyjë në zgjdhje, cfarë i duhet kush hyn dhe del në zgjedhje? Kush mund të ankohej për mua? Bamir Topi, sepse ëshët regjistruar në zgjedhje dhe është parti që do të garojë. Dy vjet më parë, zoti Ylli, këta njerëz që thonë për afatin tim, i shkelën të gjtihë afatet, unë atëherë isha jashtë, Basha më kishte flakur në rrugë, unë nuk fola atëherë.

Rakipi: Disa persona që kanë firmën për partinë tuaj, kanë bërë ankimim dhe thonë se u janë falsifikuar firmat. Ka persona që kanë qenë jashtë vendit, por kanë firmat aty tek partia juaj.

Patozi: Nuk është e vërtetë. Këto firma, është një banalitet që ndodh për herë të parë në këtë vend. Përndiqen njerëz që kanë firmosur për nje parti. Edi përse ka ndodhur por nuk kam ardhur për këtë sot. Keni institucion që i ka nxjerrë këto? Ligji nuk na detyron ti cojmë firmat në KQZ por në gjykatë. Ne, duke qenë të bindur se firmat janë autentike, konfirmoj që BD, ka shumë më tepër firma se cfarë kërkon ligji. Ne i kemi mbledhur firmat me duart tona dhe nuk i cuam që ti shpërndajë.

Rakipi: Si e mendon faktin se katër anëtarë të PS-së, kanë votuar për partinë tuaj në kundërshtim të ligjit.

Patozi: Nuk më intereson fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat