Peza: Zgjedhjet në 30 qershor! S'ka të çohet Rama dhe të ulet Basha e Kryemadhi

Shqipëria

Peza: Zgjedhjet në 30 qershor! S'ka të çohet Rama dhe të ulet Basha e Kryemadhi

Më: 3 maj 2019 Në ora: 07:10
Alfred Peza

PS është e vendosur se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në 2021 dhe ato lokale në 30 qershor. 

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Alfred Peza tha se Basha kërkon të marrë pushtetin në tavolinë.

Alfred Peza: Loja është një dhe vetëm një, marrje pushteti në tavolinë. Të çohet Edi se do të ulët Monika dhe Lulzim Basha. Kështu nuk ka. Në zgjedhje sipas mandatit që na kanë dhënë qytetarët shqiptarë, në 2021 zgjedhjet e përgjithshme dhe në 30 qershor kush të jetë më i zoti.

Duke folur për hapjen e negociatave, Peza tha:

"Në maj marrim rekomandimin pa kushte, në qershor disa vende dhe në shtator Gjermania dhe mbyllet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat