Intesifikohet aksioni opozitar, të enjten e ardhshme rrugët bllokohen për 3 orë

Shqipëria

Intesifikohet aksioni opozitar, të enjten e ardhshme rrugët bllokohen për 3 orë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 08:13
Protesta

Të enjten e ardhshme mosbindja civile intensifikohet.  

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj raportoi se opozita paralajmëron intensitet të protestave në ditët në vijim.

Të enjten tjetër parashikohet që bllokimi i akseve nacionale të bëhet për 3 orë, ndryshe nga 2 orë që u bë sot. Gjithashtu do të ketë dhe akse të tjera nacionale që do të bllokohen veç akseve në 12 qarqe.

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se rezistenca do të vazhdojë, ndërsa tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë ditë do të caktohet një tjetër datë për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat