Patozi: Basha, i angazhuar për të penguar Bindjen Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje

Shqipëria

Patozi: Basha, i angazhuar për të penguar Bindjen Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:13
Astrit Patozi

“Lulzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër Bindjes Demkokratike, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi sot kryetari i PBD-së, Astrit Patozi.

Patozi reagoi pas kërkesës së partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH) drejtuar Kolegjit Zgjedhor për ta çregjistruar “Bindjen Demokratike” nga zgjedhjet, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një parti fantazmë.

“Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është Bindja Demokratike, pasi me sa duket, atë e shikon si rrezik për karrigen e tij”, tha Patozi.

Por ai siguroi se “përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar Bindjen Demokratike, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord”.

“Bindja Demokratike vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur. Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga Bindja, se sa nga Edi Rama”, deklaroi Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat