Emanuela Zaimi denoncon: Qeveria po kërkon uljen e pagave për personat me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Emanuela Zaimi denoncon: Qeveria po kërkon uljen e pagave për personat me aftësi të kufizuara

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:37
Emanuela Zaimi

Themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Doën Syndrome Albania, Emanuela Zaimi është shprehur se qeveria aktualisht po diskuton për uljen e pagave që do marrin personat me aftësi të kufizuara.

E ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora, ajo tha: "I bërtas ministrive, pushtetit lokal, bashkive. Nuk zbatojnë të drejtat që ne i kemi mbi letrat ose në rastin më të fundit po mundohen ti ndryshojnë disa gjëra për më keq. Aktualisht po diskutohet ndryshimi i pagesës që marrin personat me aftësi të kufizuara, duan ta ulin. Është shqetësim i madh. 

Sigurisht që ka një reformë e cila po tenton të ngrejë një formë të re të rivlersimit të aftësisë të kufizuar. Deri tani ka qenë shumë shëndetësore, shkonin para Komisionit të Kempit dhe ishin 2-3 mjekë aty. Tani po bëjnë një metodë vlerësimi në bazë të standarteve të funksionimit të trupit në përgjithësi por nuk është vetëm mjekësor por është bio-psiko-social që do të ketë edhe psikologë, sociologë etj. 

Është në fazë pilotimi shumë të vonuar, e kanë shtyrë. Për më tepër pilotimi mbaron në fund të këtij viti vetëm në disa qarqe. Duhet të nxirren raportet e këtij pilotimi pastaj të marrin vendime të tjera. Kjo do të thotë se do futesh në komision dhe ti je një person që ke aftësi të kufizuara dhe ty të lindin disa nevoja që quhen shërbime terapeutike kryesisht. Komisioni thotë në fund se duhet të marrë kaq orë logopedi apo terapi. Këto shërbime duhet ti ngrejë njëherë shteti që ne të kemi ku ti aksesojmë. 

Pjesa e pagesës është e fundit që diskutohet. Për më tepër kur nuk kemi shërbime ta ulësh edhe atë 100 mijë leksh të vjetër që marrin është të vësh duart në kokë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat