Meta takim me Erdogan: Partneritet strategjik, rritje e bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria

Meta takim me Erdogan: Partneritet strategjik, rritje e bashkëpunimit ekonomik

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:59
Ilir Meta dhe Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë sot detaje nga takimi i zhvilluar me homologun e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan se gjatë takimit kanë vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësoni marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.?????”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat