Një person është gjetur i vdekur në rezervuarin e Fushë-Studenës në Stëblevë të Librazhdit.
Dyshohet se personi ka ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe është konstatuar nga turistët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
"Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, i cili është larguar nga banesa para 20 ditësh.
Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohet shenja dhune", njoftoi Policia.
Grupi hetimor ka arritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.