PS e Hajdari, ftesë PD-së për Reformën Zgjedhore

Shqipëria

PS e Hajdari, ftesë PD-së për Reformën Zgjedhore

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:30
Ftesë PD-së për Reformën Zgjedhore

Komisioni i riformatuar i Reformës Zgjedhore do të mblidhet të martën e 7 Majit. Bashkëkryetar do të jenë Damian Gjiknuri për socialistët dhe Rudina Hajdarin si përfaqësuese e opozitës parlamentare. Por shumica ashtu siç propozoi Gjiknuri kërkon që në këtë komision të ketë një vend të posaçme në rolin e vëzhguesit dhe Partia Demokratike si forca e dytë më madhe në vend bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2017.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i ka dërguar zyrtarisht ftesën sekretarit të përgjithshëm të demokratëve Gazmend Bardhit ku theksohen se ky përfaqësues i demokrateve gëzon të drejta të plota me ato të dy bashkëkryetarëve Gjiknuri e Hajdari.

I kontaktuar nga Tv Klan z. Bardhi pranon se ftesa ka mbërritur në selinë blu pasditen e të premtes dhe se po shqyrtohet, por ai thotë se ky komision, mandati i të cilit është zgjatur deri në Nëntor të 2019, është i paligjshëm.

Dhe duke analizuar situatën, në kushtet kur opozita doli ka parlamenti duke e vendosur si kusht për zgjidhjen politike largimin e qeverise Rama, ftesa e shumicës ngjan me një formalitet.

Edhe vetë mazhoranca, ndonëse ka marrë disa here refuzimin e PD-së, ka sqaruar se ftesa është tregues i vullnetit të saj për ta përfshire opozitën në realizimin e kësaj reforme, si kusht nga Brukseli për negociatat.

Objekti i punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore do të jete edhe kërkesa e opozitës së re në parlament për të ndryshuar sistemin zgjedhor, kërkesë kjo që i është drejtuar Partisë Demokratike edhe nga aleatët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat