Haxhinasto: Mazhoranca të reflektojë, të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është tragjedi

Shqipëria

Haxhinasto: Mazhoranca të reflektojë, të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është tragjedi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:54
Edmond Haxhinasto

Të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është tragjedi. Kështu u shpreh ish-deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, i cili tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga shumë vende.

Haxhinasto përsëriti qëndrimin e opozitës, se zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk do të ketë.

Edmond Haxhinasto: Mazhoranca duhet të reflektojë dhe duhet të kuptojë që të bësh zgjedhje të parakohshme, të shkosh në zgjedhje të parakohshme nuk është ndonjë tragjedi e madhe. Shumë vende, fqinjët tanë e kanë bërë, shumë demokraci e kanë bërë. Janë konfirmuar ose kanë humbur zgjedhjet. Problemi në këtë vend nuk është që kush është në pushtet dhe a do të ruajë një forcë politike pushtetin apo jo. Problemi në këtë vend është se kushdo që është në mazhorancë të ketë votën e qytetarëve në një proces të lirë dhe të ndershëm. Kjo është e rëndësishme, nuk janë të rëndësishëm as emrat e përveçëm dhe as ngjyrat e forcave politike.

Ju kërkoni një qeveri pa Edi Ramën, kështu që emrat e përveçëm janë të rëndësishme

Haxhinasto: Unë thashë që nuk janë të rëndësishëm se kush është në pushtet pas një vullneti të lirë, që vjen nga një proces i hapur dhe i pa manipuluar. Qëndrimi i opozitës është i qartë, në zgjedhje me këtë kryeministër nuk do të shkohet dhe kjo është një pikë e pangeociueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat