Rama dhe Meta homazhe për Ditën e Dëshmorëve. Presidenti ka një mesazh politik

Shqipëria

Rama dhe Meta homazhe për Ditën e Dëshmorëve. Presidenti ka një mesazh politik

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:37
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta zhvilluan paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti nuk nguroi që me rastin e “5 Majit”, ditës së Dëshmorëve, të japë një mesazh, duke thënë se  klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.

“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Presidenti Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat