Përkujtimi i dëshmorëve ndan politikën shqiptare

Shqipëria

Përkujtimi i dëshmorëve ndan politikën shqiptare

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:20
Homazhet

Politika shqiptare kujton e ndarë dëshmorët e atdheut dhe kjo nuk përbën më lajm. Edhe në këtë 5 maj në nderim të dëshmorëve mazhoranca dhe opozita zgjodhën të bënin homazhe me një diferencë prej 60 minutash në varrezat e  dëshmorëve.

Presidenti Meta u pa në krah të kryeministrit Rama dhe anëtarë të tjerë të shumicës në pushtet.

Presidenti e ka shfrytëzuar këtë ceremoni që të jepte një mesazh dialogu mes palëve vetëm pak ditë pasi ai takoi përfaqësuesit e 5 partive opozitare të vogla në lidhje me krizën e krijuar.

Meta: Është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të ardhmes së tij Evropiane, të stabilitetit përmes dialogut, përmes bashkëpunimit.

Por edhe kreu demokrat Lulzim Basha ka përfituar nga ky moment për të kërkuar bashkimin e qytetarëve duke pasur parasysh që opozita ka thirrur një protestë të shtunën e 11 majit.

Basha: Sot është një ditë, që gjithsecili prej nesh të ndjejë në shpirt dhe mbi supe peshën e rëndë të sakrificës që ky vend ka paguar për lirinë dhe bashkë me të edhe bekimin e zotit për të bërë gjithçka, për ta mbrojtur atë me çdo kusht.

Nga Fieri, kreu i Kuvendit Gramoz nderoi dhe kërkoi përkushtimin e dëshmorëve. Edhe LSI përkujtoi 5 majin te busti i Qemal Stafës ku deklaroi se dita e dëshmorëve është ditë amaneti  për të rinjtë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat