Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit në Lezhë.
Mësohet se janë përplasur një automjet me një motor.
Paraprakisht dyshohet për dy të plagosur.
Njoftimi
Në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, banuese në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.Gj, dhe ka mbetur e dëmtuar pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.