Meta telefonon Pendarovskin dhe e uron për suksesin

Shqipëria

Meta telefonon Pendarovskin dhe e uron për suksesin

Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:49
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin, pas rezultatit të zgjedhjeve, ku ky i fundit ka rezultuar në avantazh të ndjeshëm.

Presidenti Meta e ka uruar Pendarovskin për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Deri në orën 21:30, nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me 170 mijë vota kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 120 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat