Masat e ftohta ajrore rikthejnë dëborën në maj

Shqipëria

Masat e ftohta ajrore rikthejnë dëborën në maj

Më: 6 maj 2019 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Dita e hënë pritet të mbetet nën ndikimin e masave ajrore më të ftohta e të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Këto masa më të ftohta pritet të risjellin edhe reshjet e borës në zonat malore në larësin mbi 1500 metra. 

Era do të jetë nga veriperëndimi 2-15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. 

Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat. 

Në zonat malore 5ºC deri në 12ºC

Në zonat e ulëta 6ºC deri në 18ºC

Në zonat bregdetare 8ºC deri në 17ºC

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat