Java e Europës , sondazhi: 92% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Shqipëria

Java e Europës , sondazhi: 92% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:02
Foto

Nga godina e re e Shtëpisë së Europës në Tiranës, Delegacioni BE publikoi një sondazh për “Perceptimin publik të shqiptarëve për Bashkimin Evropian me 1140 të pyetur.

92 % e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe si arsye kryesore të kësaj mbështetje  42% e tyre e lidhin me zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa 58.5 % janë shprehur se Shqipëria është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në Qershor 2019.

Si kusht të rëndësishëm për anëtarësimin 44% e të pyeturve rendisin pasjen e më pak korrupsioni,  pasuar nga reforma në drejtësi me 28%.

“Kjo pjesë e sondazhit në këndvështrimin tim ka shumë rëndësi. Ne dëgjojmë shumë të flitet për reformën në drejtësi. Mbështetja e shqiptarëve për reformën në drejtësi është shumë e lartë dhe shkon në 79% dhe 55%  mendojnë se kjo reformë po shkon mirë. Nga ana tjetër 13% mendojnë se nuk po shkon mirë. Gjetjet konfirmojnë besimin e shqiptarëve dhënë autoriteteve të tyre por gjithashtu komunitetit ndërkombëtar për ta ndryshuar sistemin e drejtësisë”, tha ambasadori Luigi Soreca.

Godinën e re të Shtëpisë së Europës ambasadori Luigi Soreca kërkoi që të kthehet në përcjellëse të shpirtit të europian posaçërisht tani në javën e Evropës dedikuar të rinjve. Gent Cakaj ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se “Hapja e Javës së Evropës në Shqipëri nuk do të thotë edhe fillim i Javës së Shqipërisë Evropiane. Karakteri evropian i Shqipërisë nuk vjen prej përcaktimeve kalendarike por nga përvoja historike, përmbajtja kulturore dhe kauza politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat