Humbi jetën ushtarakja shqiptare, flet komandanti letonez: Rast një në 10 milion! Letonia e gatshme për të…

Shqipëria

Humbi jetën ushtarakja shqiptare, flet komandanti letonez: Rast një në 10 milion! Letonia e gatshme për të…

Më: 6 maj 2019 Në ora: 18:23
Leonid Kalnins

Pas humbjes së jetës së efektives shqiptare, Zafire Hasanaj, puna në bazën e Adazi-së në Letoni është ndërprerë për të zhvilluar hetime për ngjarjen.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Letonisë, Leonid Kalnins, thotë se ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në kampin ku humbi jetën ushtarakja shqiptare dhe u plagosën dy kolegë të saj, përkatësisht  komandanti i kontingjentit Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Mediat lituaneze bëjnë me dije se njëri nga shqiptarët e plagosur ndodhet në departamentin e reanimacionit të Spitalit Galeezer.

Komandanti Kalnins thotë se rasti është një në 10 milion, duke shtuar se do të zhvillohet një hetim i rreptë për ngjarjen. Ai nuk pranoi të tregonte se çfarë mine kishte shpërthyer.

“Ky nuk është rasti i parë në historinë e Letonisë”-tha ai, duke kujtuar një ngjarje të ndodhur në tetor 2011, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve me pasoja.

I pyetur nëse të plagosurit dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi kryhet në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shtoi ai, shpreh gatishmërinë për transportimin e viktimës dhe dy të plagosurve drejt vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë bën me dije se 343 sende shpërthyese u neutralizuan nga ekspertët në neutralizimin e armëve vetëm javën e kaluar.

Në Letoni, ndodhen edhe rreth 20 inxhinierë nga Shqipëria, të cilët kryejnë detyrat e tyre si personel të shërbimit.

Grupi multinacional në Letoni udhëhiqet nga Kanadaja dhe përbëhet nga rreth 1,400 ushtarakë nga Shqipëria, Republika Çeke, Italia, Kanadaja, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat