Beteja me qeverinë, Berisha: Përmbysje e regjimit ose opozita do të shuhet

Shqipëria

Beteja me qeverinë, Berisha: Përmbysje e regjimit ose opozita do të shuhet

Më: 6 maj 2019 Në ora: 22:26
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me betejën e opozitës kundër qeverisë shprehet se  ka vetëm dy rrugë.

Sipas tij, mosbindja civile ose do të përmbysë regjimin, ose opozita do të shuhet.

Kjo është një betejë që do shkojë në finale. Nuk shikoj zgjidhje jashtë një përplasjeje të fuqishme, janë konsumuar mjetet e tjera. Ka patur një marrëveshje të 2017, që në vend të jepte paqe dha dosjet e vjedhjes së votave. Marrëveshje të dytë me Edi Ramën nuk ka”, tha Berisha duke theksuar:

“Marrëveshje të dytë me Ramën nuk besoj se mund të bëjë njeri. Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj”, ‘ u shpreh z.Berisha në një intervistë sonte në Ora News.

“Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor”, tha më tej ai.

“Me fjalën përplasje të fuqishme e kam parasysh përpalljen e popullit me narko-shtetin”, theksoi Berisha, ndërsa konfirmoi se deri tani ndërkombëtarët nuk kanë marrë përsipër të zgjidhin krizën.

“Jo 30 qershori, 30 maji më duket një datë e largët për ekzistencën e Edi Ramës kryeministër”, deklaroi më tej Berisha.

Opozita po përgatitet për protestën e radhës kombëtare, atë të 11 majit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se më 11 maj do të jetë përballja vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat